Nën kujdesin e Qën­drës ÇIP, kon­form nen­it 12, pika b, në statut, u themelua më 02/02/2009 Foru­mi i Gazetërëve të Drejtë­sisë , i cili do t’i dediko­het forcim­it të një pushtetit gjyqë­sor të pavarur dhe njëko­hë­sisht forcim­it të shtyp­it të lirë, si dy pushtete që janë garant të demokracisë edhe në Shqipëri.

Foru­mi i Gaze­tarëve të Drejtë­sisë, ndër të tjera, do të syn­o­jë që të sig­uro­het atmos­fera e duhur për vijimin e dia­logut mes gaze­tarëve dhe gjyq­tarëve për të për­mirë­suar kup­ti­min e sfi­dave respek­tive me të cilat për­ballen.

Foru­mi i Gaze­tarëve të Drejtë­sisë do të angazho­het në inicimin e aktivitete të posaçme që përf­shi­jnë si gjyqë­sorin ash­tu edhe medi­an, duke përf­shirë har­timin e gui­dave të ndryshme Media-Gjykatë, sem­i­nare tra­jnues për gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe njëko­hë­sisht për gaze­tarët që mbu­lo­jnë aktivitetin e pushtetit gjyqë­sor në tërësi, sido­mos për gazetërt e rinj të cilat kërko­jnë të spe­cili­zo­hen në gaze­tar­inë e kro­nikës dhe të gjyqë­sorit.

Foru­mi i Gaze­tarëve të Drejtë­sisë do ta kon­sidero­jë një suk­ses të punës së vet nëse, falw aktiviteteve qw do tw orga­ni­zo­jw, anë­tarët e tij do të përfto­jnë njo­huri më të thel­lu­ara mbi mënyrën se si funk­siono­jnë pro­ce­du­rat gjyqë­sore me syn­im rrit­jen e shkallës së sak­të­sisë dhe pro­fe­sion­al­izmit në rapor­timin nga gjykatat.

Lexo te plote aktin e theme­lim­it…

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim