15 DHJETOR 2017 – Per te dytin vit rradhazi, INFOCIP ka matur dhe vleresuar afatet e shqyrtimit gjyqesor dhe dorezimit te vendimeve per gjitha gjykatat administrative, përfshirë Gjykatën e Apelit. INFOÇIP përfshiu ne kete vleresim për herë të parë edhe Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lart per perudhen 2-vjecare 2015 dhe 2016, gjetjet e te cilit u shpallen ne gusht te ketij te viti. Ato caktuan një gur themeli në drejtim të vlerësimit të te dhënave gjyqësore nga monitorues të pavarur për Gjykatën e Lartë, e cila përfaqëson majën e piramidës gjyqësore në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë përtej rrezes së mbulimit institucional edhe nga vete organet e drejtesise.
 
DSC_7923
 
Falë mbështetjes së ofruar nga National Endowment for Democracy, NED, me qender në Washington D.C. USA, INFOCIP ekpozoi date 15 dhjetor 2015, para Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. Ilir Meta, Kryetarit te Gjykates se Larte, Z. Xhezair Zaganjori, kryetarit te Gjykates Administrative te Apelit, Z Kastriot Selita  dhe gjithe trupes gjyqesore administrative te gjykatave te rretheve kete Vleresim Tematik te afateve gjyqesore gjate vitit 2016.
 
Konferencen e dresoi dhe shefi i Keshillit te Europes ne Tirane, Z Claus Neukirch nderkohe qe prezente ishte dhe drejtuesja e Misionit Euralius, Agnes Bernhard si dhe mjaft perfaqesues te misioneve diplomatike qe asistojne programet e ficiences se gjyqesorit.
 
DSC_7935
 
Per qellime te Vleresimit Tematik Kombetar 2016, INFOCIP analizoi mijera te dhena gjyesore per te arritur ne konkluzione soide sa i takon vonesave. KOnkluzionet e arritura ofrojne nje pamje te sakte te problematikes se vonesave gjyqesore ne sistemin e gjykatave Administrative.
 
Ne drejtësinë administrative, afatet janë njekohesisht mjeti dhe qëllimi per garantimin e të drejtave te qytetareve dhe subjekteve private perballe shtetit dhe padrejtesive qe mund te shkaktoje administrate e tij.  Jashtë afateve nuk ka drejtësi administrative efektive. Afatet e shpejta në gjykim kanë qenë në thelb nevoja që diktoi krijimin e ketij sistemi te posacem gjykatash në vitin 2012. Ligji 49/2012 u konsiderua qe ne ate kohe nje para-rendes I reformes ne drejtesi.
 
Edhe pse sipas ligjeve të reja te Reformes ne Drejtesi, cdo gjykatë në RSH nuk mund të këtë më pas 7 gjyqtarë, është një fakt i pamohueshmë se gjykatat administrative vuajnë sot një mungësë ekstreme te stafeve gjyqësore. Gjykata e Lartë ka numrim më të vogoël historik të gjyqtarvë në organikën e saj në një kohë që numri i cështjeve që presin rradhën për shqyrtim është shumë i madh.
 
Gjykatat Adminitrative e Shkodres, Korcës Gjirokastres janë qe prej krijimit të tyre me vetem 2 gjyqtare, në një kohë që duhet të kishim qysh ne fillim 4 të tillë. KLGJ eshte ende në pritje të ushtrimit të funksioneve të reja, me I rendesishmeprej te cilave eshte emerim i  gjyqtareve. Vendimarrja politike ende po vonon per ta aktivizuar kete de-facto kete organ te rendesishme. Nese drejtesi e vonuar eshte drejtesi e munguar, vendimarrja e vonuar e Kuvendit eshte reforme e e cenuar. Në tentativen per te bere veting, jane lene pas dore disa detyra po kaq te rendesishme sic eshte sherbimi i drejtesise ne afat dhe me cilesi. Dhe drejtesia nuk bie nga qielli, por behet nga trupat gjyqesore, te cilat sot vuajne mungesa ekstreme, per te cilet besoj se vete gjyqtaret administrative mund ta pohojne vete sot.
 
DSC_7979

 

Konflikti administrative, ku njera pale eshte gjithmone shteti, ka njohur rritje, ne nje kohe qe trypa gjyqesore mbetet e pamjaftueshme per ta zgjidhur ate Brenda afateve qe percakton ligji. Ky I fundit percakton 30 dite kohe per shqyrtimin en apel dhe 90 dite per shqyrtimin ne Gjykate te larte. Sipas praktikes gjyqesore se deritanishme, afati 30 dite eshte me analogji edhe afati ligjor per shkallen e pare. Per dorezimin e vendimit, ligji cakton afatin 7-ditor per dorzimin e dosjes se vendimuar ne shkalle te pare dhe ne shkalle te dyte dhe vetem 10 dite ne Kolegjin Administrativ  te GJL.
 

    • Sipas te dhenave qe INFOCIP prezanton sot, Pragu 30-ditor për mbylljen e shqyrtimit gjyqësor është kapur mesatarisht në vetëm 10 % të çështjeve te vendimuara ne 2016-en, duke përllogaritur të gjitha gykatat administrative të marra së bashku.

 

  • Rezulton se vonesa mesatare në shqyrtimin gjyqësor administrativ në shkallë të parë për vitin 2016 ka qene rreth 125 dite, ne Apel 580 dite, kurse ne gjykate te larte, 820 dite….

Lidhja shkakesore ne kete rast eshte shume e qarte, sa me paket trupa gjyqesore ne raport me fluksin, aq me e madhe vonesa ne shqyrtimin gjyqesor administrative.
 
Lajmi i mire eshte  gjate vitit 2016 vendimet u dorezuan me shpejt ne sekretari m e shpejt se nje vit me pare. Kohëzgjatja mesatare e dorëzimit të vendimeve në sekretarinë e gjykatave te faktit ishte 5.83 dite, ne të Apelit 9 ditë.
 

 
Per te dale ne konkluzine solide për vitin 2016, INFOCIP ka analizuar nje per nje të gjitha vendimet e themelit të dhëna nga të gjitha gjykatat administrative në vend dhe konkretisht 11738 vendime nga 6 GJA të rretheve të marra së bashku, 4738 vendime themeli të dhëna gjatë nga Gjykata Administrative e Apelit në 2016-ën. Për Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, INFOÇIP analizoi 604 vendime përfundimtare për vitin 2016 dhe 710 vendime të dhëna në vitin 2015.
 
Në total janë rreth 125530 të dhëna gjyqësore të analizuara për efekt të këtij monitorimi. Kjo përfaqëson edhe shifrën më të lartë të të dhënave të procesuara ndonjëherë në Shqipëri për efekt të një Vleresimi TEMATIK gjyqësor duke caktuar një rekord kombëtar
 
Aktualisht të dhënat e regjistrave të gjykatave në RSH mbahen kryesisht në letër. Konvertimi i  tyre në format dixhital, që lejon përpunimin e tyre, është në vetvete një arritje e shkëlqyer për të cilën INFOÇIP ka arsye legjitime të krenohet. Eshte fakt se per shume arsy vete gjykatat kete viti nuk dolem me raporte vjetore per ngarkesen dhe performance e tyre.
 
DSC_8003
 
FZH_0408
 
DSC_8078
 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim