2 Shtator 2017 – INFOCIP ka perfunduar me sukses gjate  muajve te veres 2017 dixhitalizimin dhe publikimin e vendimeve te keshillave bashkiake te Belsh, Cerrik, Devoll, Libohove, Shijak, Tepelene dhe Selenice. Ne proces eshte aktualisht edhe bashkia Prrenjas, e cila gjithashtu do te jete perftuese e fazes se karte pilot te zgjerimit te platformes kombetare VENDIME.AL.

cerrik infocip 2017

Keto bashki te reja të krijuara pas 21 Qershorit 2015 kane nje shtrirje te konsiderueshme ne zonat rurale. Ky produkt synon ti vije ne ndihme vete ketyre bashkive, njesive te tyre administrative ne zonat e thella, banorëve si ne qytet edhe ne fshat.

Per tu njohur ne cdo kohe dhe pa pagese me vendimet e ketyre bashkive , ju mund te vizitoni www.vendime.al dhe te klikoni ne harten interaktive te pozicionuar ne faqen krysore. Me ngjyre portokalli jane bashkite reja qe po trajtohen ne kete faze.

Prej prej vitit 2012, INFOCIP po implementon me sukses programin e publikimit online te keshillave bashkiake. Ky program eshte nder komponentet kryesore te nismer  “Qeverisje Vendore e Hapur përmes Inovacionit“ . Aktualisht permes ketij programi transparence kane perftuar mbi gjysma e bashkive te Shqiperise.

VENDIME.AL ka ne databazen e saj tashme te arkivuar mbi 15000 vendime te keshillave bashkiake, te nxjerra qe nga viti 2007 e deri me sot. Pas reformes territoriale e cila u aktivizua nga zgjedhjet vendore te vitit 2015, INFOCIP ka intensifikuar perpjekjet per te perfshire te gjitha bashkite e reja qe dolen nga kjo reforme ne kete platforme unike transparence.

cerrik gerti shella

Çfarë është VENDIME.AL

VENDIME.AL është platforma online ku publikohen vendimet e këshillave bashkiakë të Republikës së Shqipërisë qe prej vitit 2007. Portali përfaqëson Arkivën Kombëtare të Akteve Legjislative të Pushtetit Vendor. Ai është në zgjerim të vazhdueshëm me bashki të reja, sipas ndarjes së re Administrativo-Territoriale.

Përmes VENDIME.AL ju njiheni shpejt, në çdo kohë dhe pa pagesë me vendimet e këshillit tuaj bashkiak. Publikimi i vendimeve dhe njoftimi i tyre efektiv është një detyrim ligjor që buron nga ligji i ri 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore”.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim