Në datën 30 Mars, anëtarët e Këshillit Bashkiak janë njohur me projektvendimet që do të shqyrtoheshin në mbledhjen e radhës, pas gjashtë ditësh. Mbledhja u zhvillua në orën 11:00 të datës 5 prill, me këtë rend dite:KESHILLI BASHKIAK TIRANE 5 PRILL 2017

  1. P/Vendim për “Një ndryshim të pjesshëm në vendimin nr.11, datë 05.04.2012 për “Ristrukturimin e qendrave sociale ‘Të qëndrojmë së bashku’, ‘Qendrës komunitare multidisiplinare për fëmijët dhe familjet në nevojë’ dhe ‘Qendrës komunitare për të moshuarit’, miratimin e strukturave të tyre organizative si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012”.
  2. P/Vendim për “Krijimin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin dhe menaxhimin e shërbimeve të tregjeve publike në Tiranë”.
  3. P/Vendim “Për një shtesë dhe disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, nr.84, datë 29.12.2016, ‘Për miratimin e programit Buxhetor afatmesëm 2017-2019 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017 (i ndryshuar).
  4. P/Vendim “Për miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2018-2020”.
  5. P/Vendim për “Miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pasurive sheshe, tregje, poliklinika, të ndërmarrjes Funerale dhe të Drejtorive të Përgjithshme nr.1, 2 dhe 3 të Punëtorëve të Qytetit, që janë nën juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë dhe kërkesës për transferimin përfundimtar të tyre nga Këshilli i Ministrave”.
  6. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Bashkisë së Tiranës”.
  7. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Bashkisë së Tiranës”.
  8. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Drejtorive të Përgjithshme nr.1, 2 dhe 3 të Punëtorëve të Qytetit, Drejtorisë së Konvikteve të shkollave të mesme dhe Agjencisë së Shërbimeve Funerale”.
  9. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Qendrës Kulturore ‘Tirana’, Klubit Sportiv ‘Tirana’, Qendrave Sociale dhe Qendrës Rinore ‘TEN’.
  10. P/Vendim për “Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe tarifave vendore, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Tirana Parking”.
  11. P/Vendim për “Miratimin e zhvillimit të projektit ‘Identifikimi, dizenjimi dhe përzgjedhja e produktit turistik nëpërmjet konkurrimit”.

Me arsyetimin e miratimit në kohë edhe të disa vendimeve të karakterit social, të cilat nuk mund të shtyheshin, Bashkia nisi për miratim në Këshill edhe gjashtë projektvendime të tjera.

Projektvendimet shtesë

  1. P/Vendim për “Anëtarësimin e Bashkisë së Tiranës, si anëtarë në shoqatën ‘BJCEM, Bienale des Jeunes Creaturs de L’Europe at de la Mediterrane”.
  2. P/Vendim për “Trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.
  3. P/Vendim “Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e rrëshqitjes së tokës për disa familje që banojnë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës”.
  4. P/Vendim për “Dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri për disa familje që banojnë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës.
  5. P/Vendim për “Miratimin dhe zbatimin e projektit ‘Të rinjtë dhe të rejat drejt një profesioni’, hartuar sipas udhëzuesit operacional për zbatimin e projektit “Të rinjtë dhe të rejat drejt një profesion”.
  6. P/Vendim për “Krijimin e një thertoreje publike, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës”.

Kjo ndodhi vetëm një ditë përpara, duke eliminuar mundësinë e shqyrtimit në komisionet e posaçme, ashtu siç parashikohet në rregullore.

Pikat shtesë të lexuara nga kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi ashtu si të gjitha vendimet e tjera që u morën në mbledhjen dy orëshe morën vetëm miratimin e të majtëve.

Për të dytën herë radhazi, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshill vendosën të bojkotonin mbledhjen me qëllim për t’iu bashkuar çadrës së protestës në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. “Bojkotojmë mbledhjen për të qenë pjesë integrale e protestës së PD. Vendimi është marrë nga të gjithë anëtarët. S’do të jemi pjesë e farsës së pseudoreformave”, tha kreu i opozitës në Këshill, Leonard Olli.

Pavarësisht kësaj, mbledhja ka vijuar normalisht duke miratuar pnë kohë rekord 17 projektvendime për kujdesin social, përmirësimin e infrastrukturës si dhe rritjen e pagave të punonjësve të administratës së Bashkisë, drejtorive e institucioneve në varësi të saj. Kështu, Bashkia e Tiranës ishte e para që iu përgjigj thirrjes së qeverisë për të rritur nivelin e pagave konform rritjes në nivel qendror.

Në fillim të mbledhjes, fjala iu dha kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili përpara se të prezantonte projektvendimet foli për punën e dy muajve të institucionit që drejton.

Duke u ndalur në nismat e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj sqaroi se vendimi për “Një ndryshim të pjesshëm të vendimit nr. 11, datë 05.04.2012, për “Ristrukturimin e qendrave sociale ‘Të qëndrojmë së bashku’, ‘Qendrës komunitare multidisiplinare për fëmijët dhe familjet në nevojë’ dhe ‘Qendrës komunitare për të moshuarit’, miratimin e strukturave të tyre  organizative,  si  dhe  rishpërndarjet  në  buxhetin  e  Bashkisë  Tiranë  për  vitin  12”, përmirëson kuotën e nivelit të shpenzimeve për ushqimet në institucionet publike komunitare të përkujdesit shoqëror duke e rritur kuotën ditore në 160 lekë

Duke u ndalur në nismat e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj sqaroi se vendimi për “Një ndryshim të pjesshëm të vendimit nr. 11, datë 05.04.2012, për “Ristrukturimin e qendrave sociale ‘Të qëndrojmë së bashku’, ‘Qendrës komunitare multidisiplinare për fëmijët dhe familjet në nevojë’ dhe ‘Qendrës komunitare për të moshuarit’, miratimin e strukturave tëtyre  organizative,  si  dhe  rishpërndarjet  në  buxhetin e Bashkisë  Tiranë  për  vitin  12”,përmirëson kuotën e nivelit të shpenzimeve për ushqimet në institucionet publike komunitare të përkujdesit shoqëror duke e rritur kuotën ditore në 160 lekë.

Në mbledhje u miratua një vendim me rëndësi për shëndetin e konsumatorëve: ai për krijimin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve si dhe një Thertoreje Publike, propozim i grupit të LSI.

Këshilli bashkiak i hapi dritën jeshile edhe likuidimit të borxhit të Klubit të Futbollit Tirana që kap një shumë prej 400 milionë lekësh e po ashtu miratoi listën me 99 persona që përfitojnë bonus social dhe ndihmë ekonomike nga 70 mijë deri në 1.700.000 lekë për 33 familje të prekura nga fatkeqësitë natyrore. Gjatë ditëve në vijim, emrat e përfituesve janë bërë publikë në ambientet e zyrave të pritjes së Bashkisë.

Ndonëse ka kaluar një muaj nga miratimi i tyre, vendimet e mësipërme nuk janë ende të disponueshëm në faqen zyrtare.

Qytetarët nuk janë njoftuar për zhvillimet e mbledhjes së 5 prillit, ndërsa media është njohur vetëm një orë e gjysmë përpara nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim