Te gjithe aktoret me ndikim te shoqerise civile, kane marre pjese ne Tryezen Kombetare te thirrur nga INFOCIP per te adresuar urgjencen ne hartmin e nje kuadri ekskluziv ligjor per referendumet ne Shqiperi. Nder aktoret me kryesore qe moren dhe adresuan kete takim kombetar ishin Aleanca Kunder Importit te Plehrave, AKIP, Rrjeti Kombetar i Olof Palme Center, perfaqesues nga Dhoma Zgjedhore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Nisma Thurrje etj.

DSCN9392 (1)Te gjithe perfaqesuesit e shoqerise civile adresuan nevojen per te vepruar se bashku dhe bene thirrje qe aktoret e tjere te shoqerise civile ti bashkohen kesaj inisiative dhe ta orientojne ate drejt zgjidhjes perfundimtare. Perfaqesuesit njohen problemin qe ka shkaktuar deri me sot mungesa e rakordimit si dhe kerkuan qe te kete nje organizem te vetem per te ndermarre ne harmonizim te plote hapat e metejshem.

Znj. Kozara Kati, veprimtare e oreve te para e shoqerise civile dhe nje nder perfaqesueset e AKIP, u shpreh ne fjalen e saj se procesi duhet te ndertohet dhe te cohet perpara nga vete shoqeria civile dhe jo nga klasa politike, per shkak te besimit shume te ulet qe gozon kjo e fundit ne imazhin dhe perceptimn e publikut

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim