Z. Denar Biba ishte i ftuar special ne konferencen kombetare te organizuar nga INFOCIP mbi Referendumet, Konsultimet dhe Nismat ligjore. Kryetari i sapozgjedhur i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Z. Biba, ne daljen e tij te pare publike ne kete post, analizoi vështirësinë e mbajtjes së referendumeve me përcaktimet aktuale, të cilat ekzistojnë kryesisht në Kodin Zgjedhor. “Legjislacioni Shqiptar per referendumet eshte ne fakt nje legjislacion se si nuk mund te behen referendumet”. Sipas tij, referendumet jane nje ceshtje kompleksese dhe jo thjeshte. Nganjehere ato mund te sjellim me shume probleme se sa demokracia me perfaqesim dhe mund te shnderohen ne platforma populizmi. Z. Biba solli si shembull rastin e SBA, qe, edhe pse demokracia me e konsiliduar e botes, nuk ka nje kuader ligjore mundesues per referendumet.

Z.Biba shprehet se takime te tilla te mire orgzanizuara jane burime materiale te se drejtes, nga ku fillon te formohet brumi qe ne nje te ardhme mund te perfundoj ne material legjislative ose ndryshime kushtetuese.

Ne fjalen e tij mbyllse ai shton se ligji nuk ploteson nevojat e demokracise dhe i ka ardhur koha qe te rishikohet.


 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim