Ministri i Drejtwsise, Ylli Manjani ishte nder te ftuarit kryesorë qe pershendeten konferencën e organizuar nga INFOCIP  ku u shpallen gjetjet e vleresimi kombetar tematik per vonesat ne shqyrtimin gjyqesor administrativ. Vleresimi profesional i punes se gjyqtareve dhe të gjykatave është ajo që sot ka më shumë nevojë opinion publik. Vleresimi populist ndaj punes se profesionisteve nuk ndihmon, përkundrazi shtyn në kohë zgjidhjen e problemin:, u shpreh ministri Manjani qe ne hapje te fjales se tij.

“Vlerësimi im është maksimal për nismën e INFOCIP” u shpreh ministry Manjani, duke kërkuar që vlerësimi të tilla profesionale për punën e gjykatave dhe institucioneve të drejtësisë të jenë të vazhdueshme. Ai shtoi se vetëm përmes qasejve objektive dhe shkencore, që bazohen në anlizën e faklteve dhe jo në perceoptime populiste mund të gjendet edhe zgjidhjet që duhen për të vënë në eficiencë sistemin.

“Shpresojme qe reform ne drejtesi do te jape mundësi për të aktivizuar një zhbollkim edhe sa I takon  vendimarrjes ndaj gjykatave administrative, pasi është absdolutisht e rendesishme qe kjo gjykate te gjykoje shpejt”.

Ministri Manjani e cilësoi “sukses të jashtëzakonshëm” mbështetjen që KLD i ka dhënë gjykatës administriative të apelit për shtimin e trupës së saj nga 7 në 13 gjyqtare. Manjani tha se shtimi i trupës do të vijojë për këtë gjykatë në ditët në vijim.

Po ashtu, ministri i drejtësisë pohoi masat e marra për shtimin e trupës së gjykatave administrative të shkallës së parë dhe u shpreh optimist se ngërci ligjor i krijuar do të gjejë zgjidhje të pranueshme shumë shpejt.

Mangësitë e verejtura në plotësimin e trupës gjyqësore janë ndër me seriozet me të cilat përballet për momentin ky sistm gjykatash. Kjo shihet si shkaqet më kryesore të vonesave që konstatohen në shqyrtimin e cështjeve. “Vonesa në gjykim përkthet në perceptimin publik si korrupsion dhe ne duhet t’i japim zgjidhje kesaj ceshtje”, u shpreh Manjani në konferencën e organikzuar nga INFOCIP dhe OSFA.

Manjani ka mbyllur fjalën e tij duke falenduruar INFOCIP “për ndihmesën dhe për konkluzione absolutisht shkencore të një nisme që  ja vlen te thellohet me tej”.

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim