TIRANE, 2 Shkurt, 2015 – Qeveria shqiptare prezantoi sot portalin kombëtar të luftës kundër korrupsionit. Platforma u prezantua nga Ministri i Shtetit per Çeshtjet Vendore, njokohesisht koordinatori kombetar kunder korrupsionit, Bledi Çuçi. Portali në internet ëëë.stopkorrupsionit.al përmban fushat kryesore te nderveprimit te qytearit me funksionarin publik. Permes opsioneve qe ofron platforma, qytetarët mund të hyjnë në mënyrë anonime ose jo dhe të denoncojnë duke përshkruar rastin e madje, postuar edhe dokumentat përkatës.

Kryeminsitri Edi Rama ne fjalen e tij tha se qeveria është gati për këtë sifidë të re. Sipas tij tani qyetarët kanë në dorë një armë për të luftuar korrupsionin. Rama ftoi qytetaret të bëhen sa më aktivë në luftën kundër korrupsionit. “Nga njëra anë të thellojmë reformat, të transformojmë sektorët, të bëjmë të mundur që ata të vihen në funksion të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të ndërtojmë çdo ditë një aleancë me qytetarët për t’u përballuar rast pas rasti me korrupsionin”­ tha Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës antikorrupsion nga ana e qeverisë.

Platforma e prezantuar sot, përfaqëson një hap cilësor në ndërtimin dhe vënien në përdorim të  sistemeve të cilat mundësojnë një kontroll më të mirë të publikut mbi administratën shtetërore, e cila vijon të perceptohet në rritje si e korruptuar. Anuncimi I kësaj platforme anti’korrupsion është në linjë edhe me filozofinë e qeverisë Rama për të modernizuar sistemet si një parakusht I luftës kundër korrupsionit.

Ministri Çuçi gjithashtu zyrtarizoi nisjen e një fushate të gjerë për të ndërgjegjësuar qytetarët me sloganin “Trego fytyrën e korrupsionit” dhe “Denonco të padukshmen aq të dukshme”. Ai theksoi se vetëm përmes ndërveprimit me qytetarët lufta kundër këtij fenomeni mund të jetë e suksesshme.

INFOCIP inkurajon te gjithe qytetaret te perdorin masivisht kete mjet te ri te vene ne perdorim te tyre dhe te demostrojne kurajo dhe pergjegjshmeri per te ekspozuar ratete dhe fenomenet korruptive qe ata hasin ne perditshmerine e tyre.

KLIKO:  stopkorrupsionit.al

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim