Z. Shella, juve edhe përpara keni paraqitur në një media televizive problamatikën e shkeljeve ligjore që implikon pergjimi, si një aktivitete shtetoror. Në fakt agjensite e shërbimeve justifikohen se përgjimi është një aktivitet i lejuar me ligj në rastin e tyre.

Po është e vertëtë, para një javë ne ekspozuam para publikut shqetësimet tona lidhur me një sërë shkeljesh serioze që mbart praktika e përgjimit. Si fillim dua të bëj një dallim midis përgjimeve me mjete operative dhe atyre që implikojnë përgjimin e korrespondës. Përgjimi operativ që realizon një shërbim inteligjence (psh SHISH) ka të bëje me përgjimin e një bisede, midis dy subjekteve, ku, sipas rastit, njëri prej tyre mund të jetë një operativ (agjent) dhe tjetri mund të jetë subjekti i përgjimit. Biseda regjistrohet, zbardhet dhe më pas raportohet. Kjo në fakt është mënyra klasike e punës së një shërbimi dhe deri këtu nuk ka shumë arsye për panik.
Ajo që diskotohet sot, dhe që na shqetëson jashtë mase, janë përgjimet e telefonatave. Kjo është një praktikë rreptësisht e ndaluar dhe implikon pasoja shumë seriose në raport me Kushtetutën, ligjet përkatëse, liritë dhe të drejtat civile që shqiptarët i kanë fituar me jo pak mund. Sipas nenit 36 të Kushtetutës “Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara”. Ky është një përcaktim mjaft i qartë dhe që kontraston menjeherë si një parktikë anti-kushtetuese atë që sot raporret po e ekspozojnë si një operacion masiv të ndërmarrë nga SHISH, apo rutinë e praktikës së përditshme.
Një tjetër shqetësim mjaft legjitim, i ngritur nga ish-opozita e atëhershmë, ka qenë për aktivizimin e një pajisjeje përgjuese në Ministrinë e Mbrojtjes, e dhuruar nga shërbimet partnere izraelite (sipas burimeve autoritare ). Kjo pajisje, për nga mënyra e funksioninit kapërcente si metodën klasike (përgjimi operativ), ashtu edhe atë që realizohet përmes kompanive celululare, pra përgjimin e telefonave. Përgjimet e realizuara përmes saj shkonin deri në kufijtë e cënimit flagrant të pothuajse gjysmës së neneve që Kushtetua shqiptare ka për garantiin e lirive dhe drejtave themelore, civile dhe politike. Kjo pajisje, prodhonte një shtrirje, pra një mbulim deri në disa km, duke bërë që të dëgjoheshin në kufjet e përgjuesve, të gjitha bisedat e cilitdo qytetar, politikan, diplomat, etj që hynin/kalonin në rrezen e veprimit të radarit të saj. Kjo pajisjeje, (në pronësi të SHIU) operohet si rregull në fushë beteje, pra në një territor ku ka aktivitet armik dhe ku rregullator janë ligjet e luftës dhe drejtësia marciale, dhe absolutisht jo në një territor civil, pra në një mjedis ku të drejtat garantohen nga Kushtetuta. Është jo vetëm ironi, por kriminale, të mendosh që një nga ish-autorët e Kushtetutës, sikurse A. Imami, u akuzuar nga ish-opozita për një atentat të këtyre përmasave ndaj lirive dhe të drejtave që garanton po e njëjta Kushtetutë. Është kriminal edhe refuzimi i kontrollit parlamentar ndaj kësaj metode të përdorur në mes të Tiranës, nga një institucion qëndror qeveritar.

Z. Shella, le të kthehemi tek përgjimi i telefonave. Në analizën tuaj ju keni konstatuar mangësi të metodës…
JO vetëm mangësi, por dhe pamundësi absolute për përmirësim të saj. Le ta shpjegojme në mënyrë koncize: me autorizim nga Prokuroria, Sherbimet mund të nisin përgjimin e telefonit të një të dyshuari “X”. Bazuar në prova të arsyeshme, por edhe me nje vendim gjykate, ky përgjim mund të fillojë me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm. Në fakt , të përgjosh X-in, do të thotë ta përgjosh atë teksa komunikon me Y-in. Metodikisht, nuk mund të përgjohet vetëm X-i teksa , fjala vjen, ai/ajo mendon apo mediton, apo bën një plan kriminal në mendjen e tij/e saj. Pra përgjimi implikon si metodë një dërgues (X) dhe një marrës (Y). Problemi me përgjimet, si metodologji, është që shërbimi merr mandat, pra autorizohet të përgjojë vetëm X-in, por teksa bën këtë, përgjon automatikisht, pra pashmangërisht edhe çdo person tjetër me të cilin X-i lidhet dhe bisedon në telefon. Ata që përgjojnë, thonë që ne e kemi vetëm me X-in, dhe në asnjë mënyrë me Y-at !? Padyshim, këta që bëjnë këto pohime janë ose të mefshtë, rrjedhimisht nuk e kuptojnë implikimin serioz tek gjithë pjesa tjetër që është në rrezen e komunikimit të X-it, ose janë gënjeshtarë teksa bëjnë sikur nuk e kuptojnë implikimin negativ të metodës së përgjimit të telefonatave. E vertata logjike është se bashke me të thatin, digjen të gjithë të njomët. Këta të fundit, jo vetëm skanë asnjë “kusur” për të paguar ndaj SHISH, por janë nxjerrë tinëzisht jashtë mbulimit të garancive Kushteetuese që ata vetë ia kanë dhënë vetvetes duke e miratuar Kushtetutën me plebishit popullor (referendum). Kjo që luhet në kurriz të tyre është një atentat që i bëhet Kushtetutës nga ato sherbime që janë betuar se do ta mbrojnë rendin e brendshëm nga cdo kërcënim, i brendshëm dhe i jashtëm. Kërcimimi më i madh, padyshim janë përgjyesit. Kushtetutës sonë këtë që i ka bërë Sherbimi dhe Prokurori i Përgjithshëm, sja kanë bëra as armiqtë klasikë të shqiptarëve as xhihadistët. Ky është problemi në të cilin kanë ngelur tashme si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe vetë Shërbimi Informativ. Ata, duke përgjuar një të dyshuar, kanë përgjuar edhe qindra njerëz që s’janë të tillë…
A e komplikon më shumë problemin fakti që në rrjetën e përgjimit kanë rënë këtë herë politikanë?


Problemi në thelb është i njëjtë për cilindo qytetar të RSH që është përgjuar. Madje, nëse politikanët kanë instrumenta për të reaguar, dhe kjo po ndodh aktualisht, qytetarët e thjeshtë janë në mëshirë të fatit ndaj kësaj shkeljeje flagrante të drejtave të tyre. Dikush duhet të përgjigjet dhe dikush duhet të japë llogari për këtë.
Më duhet ta shpreh keqardhjen time në këtë rast se politikanët flasin për këto çështje vetëm kur kanë parë emrin e tyre në listat e përgjimeve indirekte. Në fakt, asnjë politikan nuk foli kur në verën e këtij viti, u botua në Londër nga VODAFONE “Laë Enforcement Disclosure Report”. Është një ndër kompanitë e rralla në botë e cila me një sens shumë të lartë përgjegjshmëria publikoi të gjitha kërkesat që i ishin bërë nga autoritet përkatëse shtetërore për të iniciuar përgjimin e abonentëve të saj. Shqipëria mbante vendin e parë për frymë krahasuar me të gjitha vendet e tjera ku kjo kompani operon (rreth 6 mijë të përgjuar gjithsej në vitin e fundit). VODAFONE shprehte në fakt frustrimin e vet në rritje që qeveritë po bëjnë gjithonë e më shumë ligje për të detyruar kompanitë e telekomunikacioneve të shkelin marrdhënien e privatësisë me klientët e tyre. Kjo përmase transparencë për fat të keq nuk është reflektuar akoma nga kompanitë e tjera celulare që veprojnë në Shqipëri. Për të përmbyllur, do të kisha dëshiruar që qysh në qershor 2014, kur ky rapot global u bë publik nga vetë kompania, politikanët të kishin reaguar, ose të paktën të kishin reflektuar, dhe jo vetëm tani që iu doli emri atyre. Përkundrazi, politikanët në atë kohë, nxorrën vendime se si t’i përgjonin ata vetë qytetarët duke i detyruar të deklaronin kodin IMEI. Kjo ishte po kaq antikushtetuese, dhe për ta konstatuar këtë, Gjykatës Kushtetuese iu desh shumë pak kohë për të dalë edhe më një vendim anullimi për vendimin qeveritar në fjalë.
Në fakt ju flisni për transparencë, edhe pse kemi të bëjmë në thelb edhe këtu me përgjime. A ka një definicion të ri për transparencën në kohët që po jetojmë?

Ju keni shume të drejtë në pyetjen tuaj. Ka në fakt një përmbysje konceptesh. Gazetarët, shoqërina civile dhe në përgjithësi të gjithë ata që kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga ata që marin vendime në emer të publikut, pra nga pushtetarët, kemi kërkuar më shumë transparencë ndaj tyre, dhe rrjedhimisht më shumë instrumenta (sidomos ligjore, të tilla si ligjet për të drejtën e Informimit, për botimet zyrtare, për deklarimin e aseteve, etj). Ajo që nuk e kishim parashikuar e as pritur, ka qenë që qeveria dhe shërbimet e saj të kishin kaq shumë zell për të ekspozuar në ekranin gjigand të shtetit qytetarët e tyre përmes përgjimeve. Pra e shihni, po flasim për një transparencë totale e cila nuk aplikohet ndaj qeverisë, por ndaj qytetarëve. A thua vallë të jenë këta armiku, të cilit i druhet sot pushteti? Ka shumë të ngjarë që po. Qeveritë përgjojnë, se duan të eleminojnë rrezikun që ju vjen atyre nga qytetarët. Ajo që e e njohim si private, sot shfaqet në ekranin gjigand të shtetit, kurse ajo që është Publike, bëhet edhe më gri, e kapshme nga radarët tanë të trenparencës. Dhe nëse dikush guxon ta kritikojë qeverinë, materialet rikatuese janë aty, për t’ia prerë hovin. A nuk ishte kjo kauza anti-pergjim e opozitës së djeshme, që sot në pushtet kërkon IMEI-n, madje, sikurse do ta shohim, edhe gjithë Shërbimin informativ?

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim