24 KORRIK, 2014, TIRANE – Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arivzu pranon se reforma në gjyqësor është përparësi urgjente për vendin por shton se ajo nuk mund të bëhet brenda një nate. Pas takimit që zhvilloi me tre deputetë të PD-së sot në mesditë në selinë e demokratëve, Arvizu thotë se SHBA ndan të njëjtin këndvështrim me BE e OSBE: Duhet qasje gjithëpërfshirëse, në konsultim me komisionin e Venecias, EURALIUS e OSBE si dhe pjesë e saj të jetë KLD.

Jam takuar me deputetët demorkatë, Eduard halimi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi. Fokusi kryesor ka qënë mbi reformën gjyqësore. Sa i përket pozicionit të tyre duhet të pyesni ata. Ne si SHBA biem dakord që reforma gjyqësore është një përparësi, përfshirë dhe KLD i cili del shpesh në lajme, duke parë performancën e babarabartë të KLD, ndaj duhet të jetë pjesë e këtij diskutimi. Në kërkojmë gjithëpërfshirje, pjesëmarrja të plotë në parlament të opozitës si dhe konsultime me të gjithë aktorët si Komisioni i Venecias, Euralius, OSBE.

Këndvështrimi është se duke pasur parasysh sfidat, qasja më perfekte do të ishte ishte ajo gjithëpërfshirëse”, -tha Arvizu.

Në muajt e fundit janë shtuar perplasjet mes Ekzekutivit dhe Institucioneve te Drejtësisë. Ekzekutivi kërkon të reformojë sistemin e drejtësië, një nga pikat e dobta përsa i përket nivelit të korrupsionit dhe besueshmërisë edhe në raportet ndërkombëtare. Kampi tjetër, i përkrahur dhe nga opozita e konsideron si një betejë Donkishoteske për të zaptuar këto institucione të pavarura.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim