Tirane, 10 Korrik, 2014 – Kuvendi u mblodh dje në seancë plenare  dhe miratoi një sërë projektligjesh, mes te cilave edhe ai per “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare” miratuar me 76 vota pro.

Qendra per Ceshtjet e Informimit Publik u perfshi intensivisht ne procesin legjislativ te shqyrtimit te projekligjit te propozuar nga Ministria e Drejtesise. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ftoi INFOCIP te paraqiste vleresimet dhe sugjerimet e veta mbi projekt-ligjin e dorezuar nga MD. Ndryshimet e paraqitura nga INFOCIP u integruan pothuajse te plota ne versionin perfundimtar qe miratoi dje Kuvendi me 76 vota.

Ligji i ri parashikon qe Qendra e Botimeve Zyrtare te jete organi pergjegjes edhe per botimn ne format ne leter dhe elektronik te Buletint te Njoftimeve Zyrtare. Po ashtu, me ndryshimet e propozuar nga INFOCIP, Qendra e Botimeve Zyrtare mban pergjegjegjesi administrative dhe ligjore per mungesen e koherences dhe konsistences ne botimin e akteve ligjore dhe administrative, si dhe per mos-funksionimin e Arkeves Elektronike te Akteve.

Po ashtu, risi e ligjit te ri eshte edhe qartesimi i pergjegjesive ne mardhenien “dergues -marres” midis institucioneve qe dergojne ne QBZ aktet e tyre per botim ne Fletore Zyrtare. Ligji qarteson pergjegjesite e paleve dhe ashperson sanksionet ne rast mos-zbatimi te dispozitave te tij prej tyre.

INFOCIP nderfuti me sukses ne ligjin perfundimtar konceptin e “auditit ligjor periodik”, i cili do te realizohet tashme mbi Qendren e Botimeve Zyrare. Po ashtu, INFOCIP prezantoi dhe integroi me sukses ne ligj konceptin e “detyrimit per botim te rezultateve te auditit ligjor mbi qendren nga organi epror cdo nje vit”.

Te dyja keto koncepte jane ne koherence me qasjen tashme te adoptuar nga INFOCIP dhe partneret e tij per sfidimin e kujtures se pandeshkueshmerise dhe admisnitrimit publik jo-ne perputhje me percaktimet ligjore.

INFOCIP shpreh konsideraten e larte per  anetare e KL ne Kuvend, ne menyre te vecante per relatoren e ligjit ne fjale, VAsilika Hysi, per sensin e larte te pergjegjshmerise dhe nderveprimin e shkelqyer me aktore jo-qeveritare, te specializuar ne fushen e botimeve zyratre. Po ashtu, INFOCIP shpreh Konsideraten me te larte edhe per kryetarin e K. Ligjef, Z. Xhafa, per sensin e nderveprimit dhe hapjes ndaj sugjerimeve te aktoreve te specializuar sikurse INFOCIP, per hartimin ketij ligji te rendesishem per sigurine juridike , aksesin ne legjislacion dhe shtetin e se drejtes.

Ministri i drejtesise, Naço u shpreh se: “Me zbatimin e këtij ligji të ri do të kemi një nivel sigurie më të lartë të akteve që botohen në Fletoren Zyrtare dhe saktësi të garantuar të informacionit që botohet në të. Duke qenë burimi i vetëm dhe autentik i akteve ligjore dhe nënligjore, ku bazohet e gjithë veprimtaria e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor, sistemi i publikimit, përfshi këtu publikimin elektronik, por dhe ai i nxjerrë në shtyp (hard copy) nga QBZ, duhet të ofrojë siguri maksimale të informacionit.”

 

Projekligji i paraqitur nga MD

Projektiligji i pershtatur nga INFOCIP

Versioni perfundimtar miratuar nga KUVENDI

Prosecverbali i votimit ne seance plenare

Fletore Zyrtare nr 124/2014

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim