19 NENTOR, 2012 – “Qeverisje Vendore e Hapur përmes Inovacionit“ është inisiativa më e re e Qendrës për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP. Llogaridhënia, Transparenca, Ligjshmëria dhe Inovacioni në Pushtetin Vendor  janë katër shtyllat bazë mbi të cilat mbështetet kjo Inisiativë. Ajo frymëzohet nga “12 Parimet e qeverisjës së mirë dhe demokratike në nivel vendor” të Këshillit të Eropës , dhe Inisiativa për Qeverisjen e Hapur e Presidentit të SHBA, Barak  Obama.

“Qeverisje Vendore e Hapur përmes Inovacionit “ ka në fokus të saj proceset vendimarrëse në bashkitë e Shqipërisë. Motoja e këtij program kombëtar është: “Qytetarët duhet ta dijnë se çfarë vendimesh merren në emër të tyre”. Inisiative synon që, përmes teknologjive të reja të adresojë njëherë e mirë për zgjidhje problemet serioze të trashëguara në Shqipëri në drejtim të aksesit në legjislacionin vendor. INFOÇIP, ka nisur tashmë dixhitalizimin e vendimeve të këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë kryesore të Shqipërisë, për t’i bërë ato të gjetshme dhe të shfletueshme në internet nga të gjithë të interesuarit, në çdo kohë dhe pa pagesë tek: www.vendime.al.

Çfarë është VENDIME.AL

VENDIME.AL  është një databazë e fuqishme online që “arkivon” vendimet e këshillave bashkiakë. VENDIME.AL është emërtimi i shkurtuar në rrjet për: Arkiva Kombëtare e Vendimeve të Këshillave Bashkiakë në Republikën e Shqipërisë. Ajo është konceptuar dhe ndërtuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP.

Kujt i shërben VENDIME.AL

VENDIME.AL i shërben në rradhë të parë bashkive të Shqipërisë për publikimin e vendimeve të këshillave bashkiakë respektivë.  Ky është një detyrim që rrjedh direkt nga ligji organik 8652 “Për qeverisjen vendore në RSH”, i ndryshuar (neni 35).  Databazat respective që ndërtohen nga INFOÇIP i dhurohen më pas për adminsitrim autonom çdo bashkie, duke i dhënë një dimension të ri transparencës vendimarrëse përmes inivacionit dhe teknologjive të reja nëpër qytetet tona.

VENDIME.AL i shërben gjithashtu të gjithë këshilltarëve vendorë, sidomos sekretarëve të Këshilllit, për të konsultuar lehtësisht onlinë praktikat më të mira vendimarrëse të çdo Bashkie në vend, për të adoptuar standartet më të larta në formulimin e vendimeve, konform kërkesave që cakton ligji 8652, i ndryshuar.

VENDIME.AL i shërben të gjithë qytetarëve, subjekteve juridike dhe fizike që administrohen nga bashkitë anembanë vendit, duke iu mundësuar atyre njohjen në mënyrë efikase dhe pa asnjë pagesë të legjislacioni vendor. Një qytetar i informuar për normat që qeverisin qytetin është padyshim një qytetar më i mirë.

VENDIME.AL i shërben edhe Qeverisë shqiptare për të vlerësuar më mirë cilësinë e vendimarrjes së autoriteteve vendore si dhe të gjitha agjensive të tjera në nivel qendror që ndërveprojnë me autoritete lokale.

VENDIME.AL i shërben së fundmi të gjithë aktorëve të tjerë të interesuar në nxitjen dhe promovimin e vendimarrjes lokale përmes teknologjive të reja dhe inovacionit.

Kush ndihmon për VENDIME.AL

Dixhitalizimi i bazës së vendimeve 2007-2013 për bashkitë Fier, Vlorë, Berat dhe Lushnjë mundësohet falë mbështetjes financiare së Ambasadës së SHBA në Tiranë, në kuadër të Democracy Commission Small Grants Program.

Dixhitalizimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak Durrës, 2007-2013, ka qenë pjesë e mbështetjes së ofruar nga National Endowment for Democracy, NED, (Washington D.C.), kurse për Korçën, një pjesë e procesit u mbështet nga Open Society Foundation (Tiranë).

Të gjitha VKB-të e bashkive të tjera, përfshirë Tiranën, janë dixhitalizuar dhe ngarkuar në databazë direkt nga Qendra për Çështja për Informimin Publik, INFOÇIP, si pjesë direkte e kontributet të saj në këtë program kombëtar për promovimin e transparencës vendimarrëse në nivel vendor.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim