“Transparenca dhe Pjesëmarrja e Publikut në Vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Korçë” është produkt i një nisme të re të ndërmarrë nga Qendra për Çështje të Informimit Publik. Objekt monitorimi dhe vlerësimi në kuadër të këtij Studimi është aktiviteti dhe funksionimi i Këshilli Bashkiak, Korçë, në dy aspekte të përcaktura qartësisht në ligj: garantimi i pjesëmarjes së publikut në vendimarje dhe realizimi praktik i procesit vendimarrës sipas kerksesave te ligjit 8652. Ky proces konsiston në diskutimin paraprak, votimin dhe shpalljen e vendimeve. Monitorimi u realizua falë mbështetjes së rëndësishme të ofruar nga Fondacioni per Shoqerine e Hapur (SOROS)  ne Tirane.

 

Periudha të cilën mbulon ky monitorim fillonnë Janar 2011 dhe përfundon në Prill2012. Arsyeja që kjo përiudhë e tejkalon mekatër muaj vitin kalendarik ka të bëjë me miratiminnë intervalin kohor Shkurt-Prill 2012 të Paketës Fiskale dhe Buxhetit nga KëshilliBashkiak, Korcë. Këto janë praktikisht dyvendimarrjet më të rëndësishme vjetore tëKëshillit Bashkiak dhe përfaqësojnë një in -teres parësor monitorimi dhe vlerësimi. Edhenë vitin 2011, Paketa Fiskale u diskutuadhe u kalua përafërsisht në këtë periudhë,ndërkohë që vendimi për Buxhetin, pavarësisht se nisi të shqyrtohet në të njëjtën kohëme Paketën Fiskale, u kalua vetëm në muajinKorrik, pas konstituimit të këshillit të ri bashkiak pas Zgjedhjeve Vendore të Majit,HYRJE2011. Në një kuptim të dytë, mund të thuhet se monitorimi mbulon plotësisht një periudhëkohore, që nis dhe mbaron me miratimine paketave fiskale dhe buxheteve respektivepër 2011-ën dhe 2012-ën.

 

Risia e këtij monitorimi është se për herë ai ndërthur një vlerësim të dyfishtë të së drejtës së publikut për pjesëmarrje në vendimarrjen lokale dhe të detyrimit të Këshillit Bashkiak për të realizuar vendimarrjen të hapur dhe me pjesëmarrje konform dispozitave relevante3 të ligjit 8652 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.

 

Për të realizuar këtë vlerësim të dyfishtë, Qendra ÇIP dizenjoi një mjet metodologjik të posaçëm, të emërtuar PROAKTIV, që përfaqëson një ndër prurjet më të rëndë- sishme të kësaj nisme. PROAKTIV (akronim i modifikuar për: Protokoll i Vlerësimit të Transparencës Vendimarrëse në Këshillin Bashkiak përmes Pjesëmarrjes Aktive“ është sui-generis, që do të thotë se është kon- ceptuar apo “qepur pas trupit” të legjislacionit përkatës në fuqi në Republikën e Shqipërisë, në rastin konkret ligji 8652 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.

 

Në fokus të këtij monitorimi është ekskluzivisht veprimtaria e Këshillit Bashkiak, i cili ushtron funksionet e organit kolegjial vendimarrës në nivel vendor. Administrata e Bashkisë, si një organ i centralizuar monokratik, që drejtohet nga kryetari i bashkisë, nuk është objekt monitorimi. Kjo përqasje diferencuese përfaqëson një tjetër risi, nëse mbahet parasysh se deri më sot nuk i është kushtuar kujdes ndarjes dhe veçimit të funksioneve vendimarrëse dhe atyre ekzekutive në nivel vendor nga operatorët e shoqërisë civile, në kontekstin e matjes dhe vlerësimit prej tyre të transparencës qeverisëse.

 

ÇIP ka përllogaritur edhe nivelin e zbatueshmërisë së dispozitave relevante të ligjit organik 8652 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar nga vetë Këshilli Bashkiak, Durrës. Konkretisht, objekt matjeje dhe vlerësimi në kuadër të këtij Raporti është zbatimi (implementimi) i neneve 33, 34 dhe 35 të ligjit në fjalë. Këto nene caktojnë modalitetet e diskutimit paraprak (me publikun), votimit, shpalljes dhe hyrjes në fuqi të vendimeve të Këshillit Bashkiak. Zbatimi i këtyre dispozitave është kusht juridik dhe faktik për të ga- rantuar vendimarrje transparente, pjesëmarrje të publikut në procesin vendimarrës si dhe për të garantuar akses të publikut në legjislacionin vendor (njohje efektive me aktet e Këshillit Bashkiak).

 

Rezultatet e përllogaritjes së nivelit të zbatueshmërisë së këtyre dispozitave ofrohen numerikisht dhe në përqindje. Kjo matje realizohet gjithashtu për herë të parë në Shqipëri. Metoda e zhvilluar dhe e përdorur nga ÇIP, mund të shërbejë si model edhe për aktorë të tjerë të interesuar në përllogaritjen objektive të nivelit të zbatimit të ligjeve apo dispozitave të veçanta që janë objekt i punës së tyre në nivel të qeverisjes vendore.

 

Raporti “Transparenca dhe Pjesëmarrja e Publikut në Vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Korçe” publikohet kur mbeten dhe më pak se një vit nga koha e caktuar për implementimin e Strategjisë Ndërsektoriale në Administratën Publike, 2009-2013 (SNRAP). Pjesë e vizionit qe- verisës, të shprehur në këtë dokument të rëndësishëm është “një administratë që bazohet në procese vendimarrëse transparente, përfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj publikut”. Gjetjet e këtij raporti ofrojnë një mundësi më shumë për vlerësimin e realizimit të objektivave të shprehura në kuadër të SNRAP, sidomos sa i takon “preceseve vendimarrëse transparente”.

 

Aktet zyrtare, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, janë një aset publik me vlerë të pazëvendësueshme, dhe si të tilla ato duhet të jetë në përdorim dhe të aksesueshme efektivisht prej të gjithëve. Në këtë kuptim, matja e nivelit të këtij aksesi është një tregues i drejpërdrejtë për vlerësimin e angazhimeve të marra përsipër tashmë si brenda vendit (Ky Raport bëhet publik gjithashtu në një kohë kur qeveria shqiptare i është bashkuar edhe nismave globale që synojnë rritjen e transparencës në procesin vendimarrës, si- kurse është edhe Partneriteti për Qeveri- në e Hapur (Open Government Partnership), nismë të cilës Shqipëria iu bashkua më 2 Gusht 2011.)

 

Në kuadër të reformave që synojnë decentralizimin, aksesi në legjislacionin vendor merr një rëndësi të veçantë në kontekstin aktual. Organet e qeverisjes vendore, konkretisht Këshillat Bashkiakë / Komunalë, ushtrojnë sot një veprimtari vendimarrëse me fushë të gjerë veprimi. Me kompetencat e larmishme që atyre iu janë njohur me ligj, organet e qeverisjes vendore marrin vendime të rëndësihme për territorin dhe pronen, taksat dhe tarifat vendore, për marrje kredie dhe grantesh, etj. Vendime kaq të rëndësishme, me një impak të drejtpërdrejtë mbi popullatën dhe territorin, duhet detyrimisht të mbahen nën vëzhgimin e vazhdueshëm të publikut dhe aktorëve të specializuar të shoqërisë civile. Kjo mbikqyrje mund të realizohet si përpara procesit vendimarrës (përmes pjesëmarrjes së aktorëve të interesuar dhe publikut), si gjatë procesit të votimit të projekt akteve (mënyra e votimit, kuorumi, etj) ashtu edhe pas marrjes së vendimit (përmes prefektit dhe/apo aktorëve të tjerë të specilizuar apo të interesuar).

 

Promovimi i një metode efikase, por edhe i një kulture të re kontrolli ligjor dhe demokratik të akteve që nxjerrin Këshillat Bashkiak, është një ndër objektivat e kësaj nisme të ndërmarrë nga Qendra ÇIP. Kjo e fundit, ekspertizën e gjerë të akumuluar me monitorimin e botimeve zyrtare të institu- cioneve qëndrore kushtetuese, tashmë e shtrin suksesshëm edhe në nivel vendore, duke targetuar organet vendimarëse në qeverisjen lokale, duke shpresuar se në këtë mënyrë mbush edhe një vakum të krijuar në këto 12 vitet e fundit, që nga koha e hyrjes në fuqi të ligjit 8652, dt. 31.7.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin  e QeverisjesVendore”, i ndryshuar.

 

Shkarko Raportin ne PDF

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim