22.12.2012. Qendra për Çështje të Informimit Publik bëri publike ne Durres gjetjet e raportit monitorues për Këshillin Bashkiak Durrës. Gjetjet e raportit u prezantuan nga Z. Gerti Shella nën praninë e Kreut të Këshillit Bashkiak Durrës, Z. Indrit Hamiti. Objekti i monitorimit dhe i vlerësimit është aktiviteti dhe funksionimi i Këshilli Bashkiak, Durrës i cili ushtron funksionet e organit kolegjial vendimarrës në nivel vendor. Ky raport mat dhe vlerëson dy detyrime të rëndësishme ligjore të Këshillit Bashkiak, Durrës si:

 

1. garantimin e pjesëmarjes së publikut në vendimarje dhe

2. realizimin e proceseve vendimarrëse që bazohen në kërkesat e ligjit sa i takon diskutimin paraprak, votimit & shpalljes së vendimeve.

 

ÇIP ka përllogaritur për herë të parë nivelin e zbatueshmërisë së neneve së neneve 33, 34 dhe 35 të ligjit organik 8652 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar. Zbatimi i dispozitave të këtyre neneve është një kusht juridik dhe faktik për të garantuar vendimarrje transparente, pjesëmarrje të publikut në vendimarrje dhe akses efektiv në legjislacionin vendor.Periudha të cilën mbulon ky monitorim është 12 muaj (9 Gusht 2011 – Korrik 2012). Problematikat e identifikuara në raportin e bërë sot publik për Këshillin Bashkiak Durrës, u shpallën nën praninë e Kreut të Këshillit Bashkiak Z. Indrit Hamiti, së bashku me disa rekomandime që mund t’i shërbejnë këtij institucioni në të ardhmen.

 

Në fjalën e tij Z. Indrit Hamiti falenderoi Qendrën ÇIP për përzgjedhjen e Këshillit Bashkiak Durrës si objekt monitorimi dhe vlerësimi si dhe uroj që në të ardhmen të shtohet gama e ekspertizës në këtë drejtim. “ Gjatë vitit 2013 objektivi ynë është të restaurojmë rolin auditues të këshillit bashkiak duke i orjentuar energjitë në dy drejtime, së pari në përpilimin e një kalendari pune të sekretariatit dhe komisioneve të këshillit në këtë fushë dhe së dyti në stabilizimin e indikatorëve për sektorë të caktuar në mënyrë që konkluzionet e audititmit të jenë sa më të matëshme”, tha Z. Hamiti duke shtuar se, në këtë kontekst do të mundohemi që në bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile të vjelim ekspertizën e nevojshme për përpilimin e startegjisë së luftës kundër korrupsionit në administratë

 

Qendra ÇIP në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Durrës kanë krijuar një databazë për të gjithë vendimet e Këshillit Bashkiak në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës. Kjo databazë i vjen në ndihmë gjithashtu edhe Këshillit Bashkiak dhe të gjithë të interesuarve pa pagesë dhe në çdo kohë. Botimi i Raportit me titull “ Transparenca dhe pjesëmarrja e publikut në vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Durrës” është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, si dhe në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës. Për njohje të mëtejshme raporti do t’i dorëzohet të gjithë këshilltarëve bashkiak. Monitorimi u realizua falë mbështetjes së rëndësishme të ofruar nga National Endowment for Democracy (NED), me seli ne Washington D.C.

 

Shkarko te plote Raportin Monitorues

Shiko fotot nga aktiviteti

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim